ARIFI Eqerem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 8 janar të vitit 1946, në Durrës. Më 16 nëntor 1970, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e tentativës për arratisje jashtë shtetit» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1984, dhe më 22 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisje mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 720.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]