AVDIJA Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 janar të vitit 1940, në fshatin Sohodoll të Peshkopisë. Më 10 prill 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet e katër muaj heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]