(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit dhe kthimit të Ahmet Zogut në dhjetor të vitit 1924, emigroi jashtë shtetit. Si shumë shokë të tij, u kthye më 1939. Më 1943 u caktua kuestor (shef policie) i prefekturës së Durrësit. U ekzekutua në vitin 1945, në moshën 65 vjeçare «për faje politike». Më 11 shatator të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Himarës, vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXII, 2, f. 226-228; Gazeta Zyrtare, nr. 9, 31 kallnor 1946, f. 8.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]