BALI Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 26 mars të vitit 1936, në fshatin Vervë të Sarandës. Më 8 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 17 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U dënua edhe dy herë të tjera: kështu, më 27 tetor 1967, Gjykata e Elbasanit e dënoi me 17 vjet e 6 muaj burg për «agjitacion dhe propagandë», kurse më 25 korrik 1973, Gjykata e Mirditës me 16 vjet heqje lirie për «sabotim». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 273.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]