BALLKA Nexhmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mësues. Lindi më 4 maj të vitit 1913, në Delvinë. Më 31 dhjetor 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me burgim të përjetshëm. Më 3 mars 1948, Komiteti Ekzekutiv i Rrethit të Tiranës vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij të tundshme. Fitoi pafajësinë dhe u lirua më 15 tetor 1949, për t’u burgosur sërish më vonë. Gazeta Zyrtare, nr. 37, 7 prill 1948, f. 2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]