BANAJ Maliq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në fshatin Vranishtë të Vlorës. Më 27 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për «strehimin e të arratisurve» dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale. Më vonë dënimi iu ul në 20 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 88.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]