BARÇI Skënder
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 tetor të vitit 1941, në Korçë. Më 25 shkurt 1967, Gjykata e Rrethit të Durrësit, mbështetur në nenet 64 dhe 27 të Kodit Penal, e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 24 janar 1970 iu falën 3 vjet nga dënimi. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]