BARDHOLLARI Kajmak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 14 janar të vitit 1933, në fshatin Gjonomadh të Korçës. Më 11 nëntor 1957, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «përgatitje arratisjeje» dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 54.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]