BEJKO Kamber
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 18 shkurt të vitit 1923, në fshatin Dobrush të Skraparit. Më 30 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor si «armik të popullit» dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie, konfiskimin e të gjithë pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale. Më 24 dhjetor të të njëjtit vit, dënimi iu kthye në 20 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]