BELISHOVA Liri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Një nga drejtueset kryesore të PKSHsë, anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Lindi më 1923, në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Pas themelimit të PPSH-së, u caktua në detyra të rëndësishme drejtuese. Më 1948 u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së, si dhe anëtare e Byrosë Politike të saj. Nga qershori i vitit 1954 deri më 1960 pasoi Josif Pashkon në postin e sekretarit të Komitetit Qendror. Në gjithë këtë kohë ushtroi dhe funksionet e sekretarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor (1958-1961). Më 9 shtator 1960, pas një denoncimi të Hysni Kapos, u përjashtua nga partia si përfaqësuese «e krahut prosovjetik dhe revizionist në PPSH». U internua, fillimisht në Gjirokastër dhe më pas në Cërrik, ku qëndroi për gati 21 vjet.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]