BESHIRI Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Nacionalist i njohur, anëtar i organizatës antikomuniste «Bashkimi Demokrat Shqiptar». Lindi në Tiranë, më 1911. Kreu shkollën tregtare në Austri. Mori pjesë aktive në organizatën Bashkimi Demokrat. U dënua me vdekje, pushkatim. U ekzekutua më 3 korrik të vitit 1946, bashkë me Xhahit Kokën [shih], Qenan Dibrën [shih], Telat Drinin [shih], Mahmut Menikun [shih], Sami Qeribashin [shih], Shaban Ballën [shih] dhe Ali Kavajën [shih]. Më 11 nëntor të po atij viti, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Tiranës, urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, V, f. 101; Gazeta Zyrtare, nr. 7, 31 kallnor 1947, f. 3.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]