(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Tregëtar i madh, pronar i fabrikës së makaronave «Gjeli», një nga firmëtarët e Statutit të Komunitetit Musliman Shqiptar të vitit 1945, si delegat i Durrësit. U dënua nga Gjykata Ushtarake. Për këtë arsye, më 16 mars të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Durrësit vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 41, 7 maj 1947, f. 1.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]