BISHQEMI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 21 tetor të vitit 1908, në Elbasan. U dënua si «armik i popullit». Për këtë arsye, më 14 janar të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të luajtshme. Tre muaj më vonë, më 13 prill 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër Elbasan urdhëroi edhe sekuestrimin e pasurisë së tij të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 37, 26 prill 1947, f. 7; Gazeta Zyrtare, nr. 54, 20 qeshor 1946, fq. 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]