(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak i lartë, Zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare (1943-1944). Lindi në vitin 1897, në Elbasan. Kreu studimet në Akademinë Ushtarake të Napolit. Në vitin 1920 mori pjesë në luftën kundër serbëve. Shërbeu si qark-komandant në shumë rrethe të Shqipërisë, si Kryetar i Departamentit të Xhandarmërisë dhe, së fundmi, si Zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare (1943-1944). Më 14 prill 1945 Gjykata e Lartë e dënoi me vdekje, pushkatim. Për këtë arsye, më 27 dhjetor 1945, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës, vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të luajtshme. Një vit pas ekzekutimit, më 13 prill 1946, u mor edhe një tjetër vendim, kësaj radhe nga Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër të Elbasanit, për sekusestrimin e gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 59, 5 korrik 1946, fq. 5; Gazeta Zyrtare, nr. 7, 24 kallnor 1946, f. 5.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit