(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Poet, përkthyes, «Mjeshtër i Madh». Lindi në vitin 1938, në qytetin e Gjirokastrës. Kreu fakultetin e Gjuhë-Letërsisë. Për disa kohë punoi si mësues. Në vitet ’50 u dënua me dhjetë vjet burg, për shkak të bindjeve të tij politike. Pas daljes nga burgu në vitet 1964-1967 punoi si punëtor krahu në ndërtim. Më 1990 u kthye në shtëpinë botuese «Naim Frashëri». Pas vdekjes u nderua me titullin «Mjeshtër i Madh». Për përkthimet e tij nga letërsia ruse, Bllaci është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e lartë të «Urdhërit të miqësisë». Vepra: «Ligjërimet e Pyllit» (lirika; «Naim Frashëri», Tiranë, 1964), «Epika e trëndafilave» (poezi; «Naim Frashëri», Tiranë, 1990), «Zërat e natës» (poezi; Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë, 1933), «Kuja e violinës» (poezi të zgjedhura; Tiranë, 2007) etj. Përkthime: Sergej A. Esenin, «Vjersha dhe poema të zgjedhura» (poezi; «Monroe», Tiranë, 1994; ribot. «Bllaci», Tiranë, 1996), Ivan S. Turgenev, «Ujrat pranverore: Rudini» (romane; Shtëpia Botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1996), A. S. Pushkin, «Vjersha e poema» (Shtëpia Botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1997), Hajnrih Hajne, «U hodha – dhe u zgjova shpejt», Lermontovi, Gëtja, Kitsi etj.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit