(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Një nga tre nënsekretarët e qeverisë së kryesuar nga Rexhep Mitrovica (5 nëntor 1943-17 qershor 1944). Lindi më 12 dhjetor të vitit 1915, në fshatin Bllacë të Suharekës, në Kosovë. Kreu studimet e larta për Drejtësi. U arrestua në vitin 1945 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie si «armik i popullit». U lirua në vitin 1960.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]