BOCE Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Sasaj të Sarandës. Më 11 shtator të vitit 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik i popullit dhe kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje dhe «me konfiksimin tanësor të pasurisë së tij të lujtëshme e të pa lujtëshme». Më 13 dhjetor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Sarandës urdhëroi sekuestrimin e plotë të pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 19, 27 shkurt 1947, f. 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]