BORSHI Shyqyri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak. Lindi në vitin 1893, në fshatin Borsh të Sarandës. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës dhe Akademinë Ushtarake të Torinos. Gjatë kohës së Mbretërisë shërbeu në degën e garnizonit të Tiranës. Gjatë pushtimit italian u përfshi në forcat ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vitin 1942 është oficer i kuesturës dhe karabinerisë. Më 14 prill të vitit 1945, Gjykata e Lartë e dënoi me vdekje, pushkatim. Një vit më vonë, më 4 prill 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, f. 30; Gazeta zyrtare, nr. 102, 9 dhjetor 1947, fq. 1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]