BOZO Bani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 shkurt të vitit 1915, në fshatin Kolonjë të Lushnjës. Më 23 gusht 1946 u dënua nga Gjykata Ushtarake e Prefekturës së Beratit «si armik i popullit dhe i Pushtetit dhe kriminel i luftës për veprat e tij trathtije i bashkuar me të njëjtin kriminel Hamit Matjanin, i cili u ekzekutua me vdekje me konfiksimin e pasurisë së tundëshme e të patundëshme». Për këtë arsye, më 8 janar të vitit 1947 Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Lushnjës vendosi konfiksimin e pasurisë private të tij. Gazeta Zyrtare, nr. 14, 20 shkurt 1947, f.6-7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]