(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 prill të vitit 1938, në fshatin Dragom të Çamërisë. Më 11 shkurt 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Tetë muaj më vonë, më 27 nëntor të po atij viti, dënimi iu zbrit në 17 vjet, 10 muaj e 27 ditë burg. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 158.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]