(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 5 janar të vitit 1930, në fshatin Taç i Poshtëm të Kolonjës. Më 16 prill 1958, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. Një muaj më vonë, më 19 maj të po atij viti, Gjykata e Lartë hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Qarkut të Korçës dhe urdhëroi lirimin e tij nga burgu. AISKK, F.1, V. 2012, D. 1, Fl. 360.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]