(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Nacionalist, biri i atdhetarit Selman Butka. Lindi më 10 mars të vitit 1903 në në fshatin Butkë të Kolonjës. Fillimisht zjarrist, tok me Anastas Lulën [shih] dhe Andrea Varfin [shih], mandej ballist, komandant kompanie i batalianit «Safet Butka». U arrestua në fund të vitit 1944 dhe më 19 nëntor 1945 Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi me vdekje, që iu kthye më burgim të përjetshëm e, përfundimisht me 20 vjet heqje lirie, me akuzën «Ka bërë krime kundër Luftës NÇ». Më 4 shtator 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Kolonjës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Dënimin e kreu në burgun e Burrelit e atë të Tiranës. Në vitin 1956 u lirua, po menjeherë u internua në Kuç të Vlorës. Familja e tij ishte internuar që më parë në disa kampe internimi. Arkivi i MB, Gjykata Ushtarake e Kolonjës, vendimi nr. 6, dt. 19. 11. 1945; Ministria e Drejtësisë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, v. 1945; Gazeta Zyrtare, nr. 3, 5 janar 1948, f. 2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit