(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1 gusht të vitit 1935, në fshatin Cakran të Mallakastrës. Më 20 nëntor 1976, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1982, dhe më 25 gusht të po atij viti, Gjykata e Fierit e dënoi me 10 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë». AISKK, F. 1, V. 2012, D .1, Fl. 204.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]