(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 tetor të vitit 1910, në fshatin Miçan të Përmetit. Gjatë luftës u rreshtua në radhët e Ballit Kombëtar. U arrestua më 27 tetor 1966 «për agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor». Më 29 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe me humbje e të drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Këtë vendim e la në fuqi edhe Gjykata e Lartë më 18 shkurt të vitit 1967. Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Qarkut Gjirokastër, no. 25 aktivi, no. 25 vendimi.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]