(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ekonomist, veprimtar politik, Ministër i Financave (7 shtator 1944-25 tetor 1944). Lindi më 4 maj të vitit 1905, në Kavajë. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse studimet e larta për financë në Universitetin e Vjenës, ku mbrojti dhe titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Më 1928 u kthye në Shqipëri. Punoi për disa vite në Ministrinë e Arsimit. Në qeverinë e krijuar prej Ibrahim Biçakut [shih] (7 shtator 1944-25 tetor 1944) u zgjodh Ministër i Financave. Aty nga fundi i vitit 1944 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit me akuzën: «element i rrezikshëm për diktaturën e proletariatit, me ide perëndimore antikomuniste…». Gjyqi Special, i zhvilluar në muajt marsprill të vitit 1945, e dënoi me 101 vjet heqje lirie. Ende sa pa u shpallur vendimi i gjykatës, më 6 shkurt të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1970. Gazeta Zyrtare, nr. 20, 23 mars 1946, f. 7.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit