(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, më 11 dhjetor të vitit 1914. Në vitet ‘40-‘43, fillimisht ushtroi detyrën e sekretarit të Komunës së Oroshit. Në periudhën pas luftës punoi si mësues. Më 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi fajtor për «krimin e fshehjes së pasurisë së kriminelëve të luftës», me dy vjet burg. Më 21 tetor 1966, Gjykata e Qarkut të Shkodrës, sipas nenit 73/1, të Kodit Penal, e dënoi me katër vjet burg. Dënimin e vuajti në kampin e Vlorës. At Konrad Gjolaj OFM (Tomë Marku): Çinarët, Botime Françeskane, Shkodër 2006, f. 206; F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 780.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]