(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Durrës. U pushkatua pa gjyq. Më 28 qershor 1993, Gjykata e Durrësit vendosi njohjen e faktit të vrasjes së R. D. nga forcat komuniste, për shkak të bindjeve të tij politike, më 18 mars 1945, fshatin Kamares, Maminas. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës Shijak, nr. 34, dt. 28 korrik 1945, nën kryesinë e kryetarit z. Qazim Dami, R.D. ishte në listën e personave që iu konfiskua pasuria si ndëshkim për shkak të akuzës penale. Akuza: “Riza Dajku, nga Sallamanaj, reaksionar dhe aktiv i Ballit Kombëtar me gradën ‘toger’, ka luftue kundër Ush. N.Çl dhe tue qenë n’arrati asht rrethue dhe vra vdek nga forcat partizane”. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.339-340, 1134. Gazeta Zyrtare, 29 maj 1946, f. 3.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit