DAKA Nik Gjeto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Pjetroshan të Malësisë së Madhe. Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malsis së Madhe, me vendim nr. 128 dt. 28 qershor 1946, “tue marrë parasysh informacionet e veta që ka mbi të quejtunin Nik Gjeto Daka banues në katundin Pjetroshan, dënuem për faje simbas ligjës nr. 40, dt. 14.I.-945, sjellë si ndeshkim aksesor edhe konfiskimin e pasunis së tij private; urdhënon sekuestrimin e pasunisë të të nalpërmendunit. Pasuni e palujtëshme: nji shtëpi jerevi (përdhese) m. 10×8 që ndodhet në katundin Pjetroshan.” Gazeta Zyrtare 5 shtator 1946, f. 7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]