DALIA Selman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Gurrë-Reç të Dibrës. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Shumbatit, nr. 54 dt. 26 prill 1945, iu sekuestruan “pasuritë“ e tundëshme e të pa tundëshme “të dënuemit për faje politike Selman Dalia nga katundi Gurrë-Reç, me vendim të Gjykatës Ushtarake të Kukësit, mbasi i përmenduni asht dënue edhe me konfiskim pasunije politikisht.” Gazeta Zyrtare, 5 korrik 1946, f. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]