DEBROVA Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Elbasan. Më 30 maj 1994, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit me burg, për motive politike, nga 30 nëntor 1946 deri më 4 nëntor 1948, me vendim të Gjykatës ushtarake Elbasan, nr 162, 11 prill 1947. Vdiq në burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2974-2975.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]