DEBROVA Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Elbasan. Më 23 gusht 1993, me vendim nr. 1023, Gjykata e Elbasanit vendosi njohjen e faktit të vdekjes «në janar 1945, në burgun e Tiranës, si antikomunist, i pa gjykuar». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2804-2805.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]