DELIJA Bik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Lekbibaj të Malësisë së Gjakovës, në vitin 1913. Më 22 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën Bashkimi Kombëtar Shqiptar» dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie, punë të rëndë, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale dhe politike baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 822

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]