DELIU Hilmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942, në Lushnjë. Më 5 shtator 1963, me vendim nr. 117, Gjykata ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut e mbetur në tentativë», me 17 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 830-831

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]