(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1911, në Siqec, Fier. Më 25 janar 1946, me vendim nr. 37, Gjykata ushtarake Vlorë e deklaroi fajtor «se ka bashkpunuar me Isa Toskën dhe Ballin Kombëtar, ka marrë pjesë në operacion me okupatorin, ka bërë mbledhje me të arratisur dhe i ka furnizuar dhe ndihmuar duke iu dhënë informata». U dënua me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 585-586
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]