DEMAJ Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Tepelenë. Më 25 gusht 1947, me vendim nr. 187, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi se «ka marrë pjesë në luftime kundër partizanëve», me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbje e të drejtës elektorale për 2 vjet. Me vendim nr. 221, Gjykata e Lartë Ushtarake ia zbriti dënimin në 3 vjet me punë të detyruar. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 1651

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]