(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1928, në Dibër. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit që M. D. është dënuar «për motive politike», me vendim nr. 271, 21 gusht 1946, nga Gjykata ushtarake e Elbasanit. Koha e burgimit, 12 gusht 1946 deri më 12 gusht 1952. Kanë qenë njëri nga 4 vëllezërit e dënuar me burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.97-98
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]