(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak. Lindi në fshatin Kuç të Vlorës, më 25 dhjetor të vitit 1905. Në vitin 1929 kreu shkollën e karabinjerisë në Firence të Italisë. Pas kthimit në atdhe, shërbeu në Gjirokastër, Shkodër, Durrës e Peshkopi. Gjatë viteve 1942-1944 pranë Ministrisë së Lufës. Në tetor 1944 u largua në Shkodër. U rreshtua me forcat e rezistencës antikomuniste që luftuan në malet e Veriut. U arrestua në Valbonë. Pasi kaloi një vit e gjysmë nëpër hetuesi, më 6 shtator 1946 u dënua me vdekje, me pushkatim; më vonë dënimi iu zbrit në 30 vjet heqje lirie. Punoi në kënetën e Jube Sukthit, kanalin Peqin- Kavajë, në Maliq-Orman-Pojan, Vlashuk, në aeroportin ushtarak të Kuçovës, në kanalin Vjosë-Levan-Fier e në Zadrimë. U lirua më 1960. Në vitin 1967 u interrnua bashkë me të shoqen, Metikon [shih], në Kuç të Vlorës, prej nga u liruan më 1973. Vdiq në Durrës, më 28 shkurt të vitit 1984. Ka lënë në dorëshkrim përkthime nga fusha e psikoterapisë, të tilla si «Fiziologjia e dashurisë», «Fiziologjia e gruas», me autor Paolo Mantegazzane-n, dhe «Memoriali i Shën Elenës» të Laz Kazi-t. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 901
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit