(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Oficer, lindur më 1931, në Panarit, Korçë. Bën pjesë në “Listën emërore të oficerëve të dënuar për motive politike” n. 27, mbi 55 vjeç, (Leci, Krimet 288). Më 14 gusht 1978, me vendim nr. 9, Kolegji ushtarak i Gjykatës Ushtarake të Burrelit, e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe heqjen e dekoratave që mbante. Më 14 nëntor 1984, me dekret nr. 6923, iu fal mbetja e dënimit. Elmas Leci: Krime në kohën e komunizmit, Instituti i Studimit të Sigurimit dhe Mbrojtjes, (1944-1990) (1992-2001) Instituti i Sigurimit dhe Mbrojtjes, Tiranë 2002; AISKK, F. V. 2013, D. 5/1, Fl. 17-18; 171-172
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit