DEMIRI Nevruz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1931, në Panarit, Korçë. Më 14 gusht 1978, me vendim nr. 9, Kolegji ushtarak i Gjykatës së Burrelit, e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe heqjen e dekoratave. Më 14 nëntor 1984, me dekret nr. 6923, iu fal mbetja e dënimit. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.17-18, 171- 172

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]