DILO Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1893 në Tepovë, Zagori. Më 8 tetor 1946, me vendim nr. 137, Gjykata ushtarake ngriti ndaj tij një akuzë për çështje ekonomike: «fshehje të një sasie manifakture», «vegël e elementëve dallaverexhi», «kontrabandë me mallra të padenoncuara». Këto veprime gjykata i konsideroi përpjekje për «sabotim të pushtetit popullor» dhe e dënoi me 3 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2603-2604

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]