(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Konispol të Delvinës, në vitin 1908. Më 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe «sabotator i pushtetit», sepse «ka marrë pjesë ne mbledhje të ndryshme me elemente të pakënaqur nën udhëheqjen e Rexhep Plakut, në të cilat është vendosur të arratisej për në Greqi dhe atje të bashkohej me kriminelët e luftës dhe ndihmuar nga forcat greke të sulmonin Shqipërinë», «ka sabotuar reformën agrare» dhe «ka propaganduar për hapjen e një lufte të tretë», ndaj e dënoi me 3 vjet burgim me punë të rëndë, humbjen e të drejtave politike dhe konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 203
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit