(Person i dënuar nga regjimi komunist)
E veja e Esatit (Dibër 1912-Ngurrëz, Lushnje 1980). U vra nga forcat e ndjekjes në Vloçisht të Maliqit, në prill 1949. U internua më 1945 në Berat, Porto-Palermo, Tepelenë deri në kampet e fushave të Myzeqesë. Pjesën më të madhe të internimit (1954-1970), e kaloi në Savër dhe Gjazë të Lushnjes bashkë me fëmijët Dine e Fatmira. Dënimi i të birit, Dines, e detyroi ta ndiqte nëpër burgjet e Spaçit e Qafë-Barit. Vdiq në Lushnje më 1980, dhe u varros në fshatin Ngurrëz. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrative, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dibra në Berat, Tepelenë, Porto-Palermo (Vlorë), Lushnjë, prej maj 14 maj 1945 deri më 15 maj 1959 dhe prej 16 maj 1959 deri më 6 maj 1981. Dine Dine: Intervistë pranë ISKK, 13 shtator 2013; Jozef Radi: Savra.internim, log. i cit, f. 12; Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 157-160; AISKK, F. 1. V. 2013. D. 5/1. Fl. 392
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit