DISHA Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Dibër. Më 30 prill 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit «të vuajtjes së dënimit për motive politike», prej 2 gusht 1945 deri më 15 gusht 1948, me vendimin nr. 59 të Gjykatës ushatarke të Peshkopisë, më 10 prill 1947. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1837-1838

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]