(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1944, në Ersekë. U internua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, së bashku me prindërit, nga rrethi Ersekës në Radostinë, Fier, prej 1955 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 609-610
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]