DOKU Ram Zan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Barkanesh, Krujë. Më 16 maj 1994, me vendim nr. 669, Gjykata e Krujës vendosi njohjen e faktit të qëndrimit «në arrati brenda vendit, rreth malit të Krujës, nga marsi 1945 deri në mars të vitit 1947, si kundërshtar i regjimit komunist». Gjatë kohës së luftës ishte xhandar, pastaj pjesë e forcave të Abaz Kupit. Më 27 prill 1949, nr. 12, Gjykata e Tiranës e dënoi për «faje penale kundër popullit», me 1 vit e gjashtë muaj burg. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2069-2071

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]