(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Kukës. U internua për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Kukës në Tepelenë, prej 14 tetor 1949 deri më 20 maj 1954, dhe nga Kukësi në Lushnjë, prej 21 maj 1954 deri më 20 maj 1956. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2211-2212
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]