(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Strugë, më 8 qershor të vitit 1895. U arrestua më 23 dhjetor 1944. Më 26 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «se ka bashkëpunuar me okupatorin, ka qenë inisiator dhe organizator i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, bashkë me Fiqiri Dinen, Mehdi Frashërin, Hasan Dostin, Hysni Demën dhe Halil Alinë», dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 793
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]