(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Shupenzë, Peshkopi. Më 6 maj 1950, me vendim nr. 150, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për përgatitje për krime kundër pushtetit popullor», me 3 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet. Pas burgut ai u internua, nga Kavaja në Vlorë, prej 30 mars 1953 deri në 30 prill 1956. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2287, 2249- 2250
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]