(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Miras, Korçë. U internua për motive politike. Më 12 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirasi, Korçë, në Shtyllas, Fier, prej 29 qershor 1951 deri në 30 prill 1965. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2373-2374
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]