(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në Sarandë. Më 19 shkurt 1948, me vendim nr. 12, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se «është lidhur me elementë armiq» dhe «ka qenë n/komandant i Ballit [Kombëtar] në Delvinë», me 18 vjet burg dhe punë të detyruar. U lirua më 27 prill 1949, me dekret nr. 819. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.237-238
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]